Arrestohet Dardan Gashi, si i dyshuar për grabitjen e armatosur në Parallovë

Arrestohet Dardan Gashi, si i dyshuar për grabitjen e armatosur në Parallovë

Policia e Kosovës më 30 nëntor e ka arrestuar njërin nga të dyshuarit lidhur me grabitjen e armatosur që ndodhi në Parallovë të Novobërdës, më 18 nëntor.

Sinjali mëson se i arrestuari është Dardan Gashi, 29-vjeçar nga fshati Sllovi i Lipjanit.

Ndaj Gashit, Prokuroria Themelore në Gjilan ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “grabitja”.

Disa persona të armatosur para disa ditësh kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të automjetit të “Besa Security”, i cili po bartte paratë e bankës “Procredit”, që përfunduan në duart e të dyshuarve.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Shpërndaje në: