Arrestohet gjermani në Kosovë, i kërkuar nga INTERPOLI

Arrestohet gjermani në Kosovë, i kërkuar nga INTERPOLI

Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë arrestuar një shtetas gjerman i kërkuar nga Interopoli, raporton Periskopi.

Sipas një njoftimi për media, zyrtarë policorë nga drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, përkatësisht nga njësiti FAST, kanë arrestuar një të dyshuar, të kërkuar me urdhërarrest
ndërkombëtar.
“Sot, me datën 18.12.2025, zyrtarët policorë nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në bashkëpunim dhe koordinim me njësitet tjera të policisë, kanë arrestuar personin B. P., lindur me 1972, shtetas gjerman, i kërkuar përmes INTERPOL-it me urdhërarrest ndërkombëtar, lëshuar nga autoritetet gjermane. Me urdhër të prokurorit kujdestar i arrestuari dërgohet në ndalim policor për 48 orë për të vazhduar me procedurat tjera ligjore”, thotë policia.

Shpërndaje në: