Arrestohet një 45 vjeçar në Fushë Kosovë, ishte dënuar me 5 vjet burgim për dhunim
Policia në Fushë Kosovë ka arrestuar një 45 vjeçar të dënuar me 5 vjet burgim për “Dhunim”.
“Në kontekstin e kësaj në një operacion të befasishëm që policia e Fushë Kosovës ndërmori sot, arriti të arrestoj personin e kërkuar, Sh.Sh. mashkull, 45 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i dënuar me pesë vite burgim për veprën penale “Dhunimi”.”
Ai pas arrestimit nga ana e policisë është dërguar në vuajtje të dënimit. /Periskopi/



