Arrestohet një kosovar në Cyrih, sulmoi një hebre

Arrestohet një kosovar në Cyrih, sulmoi një hebre

Një burrë 40-vjeçar kosovar sulmoi një hebre ortodoks 26-vjeçar me grushte të hënën, rreth orës 20:15 të mbrëmjes. Kalimtarët arritën ta mposhtnin sulmuesin, transmeton albinfo.ch. Ai është i njohur për policinë.

26-vjeçari hebre ortodoks sapo kishte dalë nga një shtëpi në Wiedikon dhe po ecte në trotuar në Manessestrasse kur sulmuesi u shfaq papritur dhe filloi ta godiste me grushte.

Derisa ai po e mbante viktimën e tij, disa kalimtarë ndërhynë dhe e mposhtën 40-vjeçarin. Ata e mbajtën burrin kosovar derisa mbërriti policia. I përmenduri vazhdoi të bënte vërejtje antisemite dhe fyese – edhe pasi kishte mbërritur policia, shkruan sda.ch.

Policia e qytetit arriti ta arrestonte sulmuesin, siç thuhet në një njoftim të saj të publikuar të martën.

Sulmuesi është i njohur për policinë, por jo për vepra të ngjashme penale, deklaroi policia pas hetimit, përcjell albinfo.ch. Sipas policisë, i nuk ka adresë të rregullt banimi në Zvicër dhe i është dorëzuar zyrës së prokurorit publik.

Sipas Federatës së Komuniteteve Hebraike në Zvicër, viktima pësoi gërvishtje në trup dhe qafë dhe është në gjendje shoku. Sulmi nuk ishte një akt i rastësishëm, por ishte drejtuar posaçërisht kundër një personi hebre.

Ky incident është pjesë e një serie sulmesh antisemite që janë rritur ndjeshëm në Zvicër që nga tetori 2023, viti i sulmit të Hamasit ndaj Izraelit. Në mars 2024, një i ri me prejardhje tuniziane kishte sulmuar një burrë hebre me thikë në Cyrih./Albinfo.ch/ Periskopi/

Shpërndaje në: