Arrestohet një person në rrugën pranë Ambasadës Amerikane, po intervistohet nga Policia

Arrestohet një person në rrugën pranë Ambasadës Amerikane, po intervistohet nga Policia

Foto:Kallxo.com

Një situatë e tensionuar është raportuar sot pranë Ambasadës Amerikane në Prishtinë, ku për disa minuta u bllokua qarkullimi në rrugën “Ahmet Krasniqi”.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ka konfirmuar për Periskopin se arsyeja e ndërhyrjes policore ishte një rast kanosjeje i raportuar rreth orës 11:00.

Pllana tha se aty është arrestuar një person, i cili aktualisht po intervistohet nga Policia.

“Sot rreth orës 11:00 kemi pranuar informatën për një rast kanosje në rrugën ‘Ahmet Krasniqi’ në Prishtinë. Njësitet policore janë angazhuar menjëherë dhe kanë arrestuar një person të dyshuar, i cili është duke u intervistuar,” ka deklaruar Pllana për Periskopin.

Policia bllokon rrugën te Ambasada Amerikane

Shpërndaje në: