Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet për krime lufte ndaj shqiptarëve në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet për krime lufte ndaj shqiptarëve në Gjakovë

Të shtunën në pikën kufitare të Republikës së Kosovës me Serbinë, më saktë në Bërnjak është arrestuar një serb me inicialet J.S.

Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës njoftojnë se i njëjti dyshohet se gjatë viteve 1998 – 1999, në Komunën e Gjakovës ka kryer veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile”.
Me aktvendim të Prokurorisë Speciale, i  njëjti është ndaluar për 48 orë, dhe brenda afateve kohore ligjore ndaj të njëjtit kjo prokurori do të bëjë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.

Shpërndaje në: