Arrestohet një serb në Vushtrri, i dyshuar për krime lufte

Arrestohet një serb në Vushtrri, i dyshuar për krime lufte

Është arrestuar një person në Vushtrri i cili dyshohet për krime lufte kundër popullatës civile.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës, ku shtuan se i dyshuari është serb, ndërsa dyshohet se krimet i ka kryer në komunën e Vushtrrisë gjatë viteve 1998-1999.

“Personi i dyshuar është dërguar në polici dhe pritet të intervistohet në prezencë të avokatit mbrojtës, ku të gjitha procedurat e mëtejme do të ndërmerren në bashkërendim me organet e drejtësisë”, thuhet në njoftim.

Shpërndaje në: