Arrestohet personi që dyshohet se dhunoi 13-vjeçarin në Ferizaj
Është arrestuar personi që dyshohet se ka dhunuar dhe abuzuar një 13-vjeçar nga Fushë Kosova, diku në territorin e Ferizajt.
Policia bën të ditur se 17-vjeçari ka rënë në pranga gjatë të martës.
“Më 16.12.2025 pas hetimeve të zhvilluara lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njoftoi policia në raport, transmeton Periskopi.
I mituri ishte kontaktuar përmes rrjeteve sociale.



