Arrestohet sulmuesi i “3 luanëve”

Arrestohet sulmuesi i “3 luanëve”

Ivan Toney, sulmuesi i “3 luanëve” është arrestuar nga policia angleze pasi sulmoi një tifoz dhe më pas e goditi me kokë. Ngjarja ndodhi në një klub nate, aty ku tifozi ju afrua sulmuesit të Al Ahli për një foto, por nën efektin e alkoolit ky i fundit e refuzoi e më pas goditi.

Një dëshmitar u shpreh se Toney kaloi pranë një tavoline me një grup djemsh dhe njëri prej tyre e njohu dhe i kërkoi një foto.

“Dhe pastaj Toney tha, ‘Largohu nga unë, largohu nga unë’ dhe përfundoi duke e goditur me kokë njërin nga djemtë’, tha dëshmitari.

Sipas tij Toney mund të jetë ndjerë i kërcënuar nga grupi pasi ai kishte dhe bizhuteri me vlerë me vete.

“Ai është një superyll, mbante bizhuteri dhe një orë shumë të bukur. Ai mund të ketë menduar se po përpiqeshin ta sulmonin për t’i marrë zinxhirin ose për ta ruajtur”, shtoi dëshmitari.

Ai tha se policia mbërriti brenda gjysmë ore dhe e arrestuan./Periskopi/

Shpërndaje në: