Arrihet kulmi i të nxehtit në Kosovë, temperaturat deri në 40 gradë Celsius

Periskopi.com Lajme

Sot në rajonin tonë po mbretëron mot ekstremisht i nxehtë, ndërsa temperatura ka arritur në 40 gradë Celsius, e regjistruar zyrtarisht në Valevë të Serbisë. Edhe në jug të Malit të Zi dhe Shqipëri temperatura ka shënuar 39 gradë Celsius më herët e deri tani mund ta ketë prekë 40, por nuk ende ndonjë konfirmim zyrtar.

Shumë nxehtë po mbanë edhe në Kosovë, ndërsa sot është kulminacioni i nxehtësisë afrikane.

Sot pasdite nuk përjashtohet mundësia për ndonjë rrebesh të izoluar shiu me vetëtima dhe bubullimë, ndërsa nesër në Kosovë priten rrebeshe lokalisht të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë. Vende-vende priten rrebeshe intensive dhe breshër.

Rrebeshe dhe stuhi shiu priten edhe në Shqipëri duke përfshirë edhe bregdetin shqiptar sidomos në veriperëndim të vendit./MeteoBallkan