Arsenali kualifikohet në gjysmëfinale të “EFL Cup”, eliminon Crystal Palacen përmes penalltive

Arsenali kualifikohet në gjysmëfinale të “EFL Cup”, eliminon Crystal Palacen përmes penalltive

Arsenali ka arritur kualifikimin në fazën gjysmëfinale të “EFL Cup”.

Ata eliminuan Crystal Palacen, në një ndeshje plot drama.

Ndeshja e rregullt u mbyll 1-1, por u desh të shkojë ndeshja drejt penalltive për të përcaktuar fituesin.

Golat i shënoi Lacroix(autogol) për Arsenalin dhe Guehi që shënoi për “Shqiponjat”.

Penalltitë u mbyll 8-7 me Kepan që mbrojti penalltinë vendimtare të Maxence Lacroix

Arsenali do të përballet në gjysmëfinale derbi ndaj Chelsea./Periskopi/

Shpërndaje në: