Arsenali mes shumë vuajtjeve kualifikohet në rundin tjetër të Europa League

Arsenali mes shumë vuajtjeve kualifikohet në rundin tjetër të Europa League

Arsenali ka kaluar në rundin tjetër të Europa League.

“Topçinjtë” kanë arritur ta mposhtin Benfican me rezultat 3-2, për të prerë biletën për në fazën tjetër të Europa League.

Arsenali u desh të vuajë shumë për të siguruar fitore, dhe goli i kualifikimit erdhi në minutën e 87’, nga sulmuesi, Pierre-Emerick Aubameyang, që kishte shënuar edhe golin e parë.

 

Derisa golin tjetër e shënoi Tierney.

Për Benfican shënuan Goncalves dhe Silva, ky i fundit frikësoi Arsenalin pasi realizoi për 1-2, por “Topçinjtë” përmbysën gjithçka dhe u kualifikuan në fazën tjetër të Europa League.

Shpërndaje në: