Arta Elezaj vazhdon të tërheq vëmendjen me shpenzimet marramendëse, ora e saj kushton sa një veturë

Periskopi.com Showbiz

Emri i saj është duke u lakuar vazhdimisht nga mediat rozë.

Arta Elezaj ishte bërë e njohur për publikun shqiptar me rolin e saj në serilain vendor ‘O sa mirë’, dhe që nga largimi i serialit, modelja po merr vëmendje me jetën e saj luksoze, shkruan lajmi.net.

Ndonëse nuk ka ndonjë punë të konfirmuar, ajo nuk po i ndal shpenzimet marramendëse në veshje e aksesorie, me çfarë ka marrë vëmendjen sërish.

Arta ka publikuar një fotografi me një kostum të bardhë, dhe faqja “What They Wearin” ka publikuar çmimin e kësaj veshjeje të bukuroshes si dhe të orës që mban në dorë.

Kostumi ‘Gucci’ që ajo ka zgjedhur kushton rreth 2500 euro, ndërsa ora ‘Hublot Big Bang Portocervo’ kap shifrën e një veture 31 mijë eurove.

Shpërndaje në: