Asambleja e Përgjithshme e OKB’së nis sot punimet, temë diskutimi këtë muaj do jetë edhe Kosova

Asambleja e Përgjithshme e OKB’së nis sot punimet, temë diskutimi këtë muaj do jetë edhe Kosova

Këtë të martë nis punimet Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ku do të mbahet seanca e 77 e saj.

Diskutimet kryesore do të mbahen midis datave 20-26 shtator, derisa temë e diskutimit do të jetë edhe Kosova. Në New York do të qëndrojë edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Tema të tjera të diskutimeve do të jenë zhvillimet aktuale globale, duke nisur nga lufta në Ukrainë.

Asamblesë me një fjalim do t’i drejtohet edhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.

Shpërndaje në: