Asani: Jemi të gjithë krenarë për këtë ndeshje që kemi zhvilluar

Asani: Jemi të gjithë krenarë për këtë ndeshje që kemi zhvilluar

Jasi Asani flet pas humbjes ndaj Polonisë.

Kombëtarja e Shqipërisë e nisi me humbje 1:0 ndaj Polonisë ciklin kualifikues në Kampionatin Evropian.

Jasir Asani i cili debutoi ndaj Polonisë u shpreh pas ndeshjes se nëse do kombëtarja do ishte më e përqendruar nuk do pësonte atë gol.

“Kisha shumë emocione para ndeshjes, lojtarët më thanë që të isha më i qetë. Nëse do ishim më të përqendruar nuk do ta pësonim atë gol. Jemi të gjithë krenarë për këtë ndeshje që kemi zhvilluar. Silvinjo më ka folur shumë, është një trajner i madh dhe besoj se do të bëjmë gjëra shumë të mëdha”, u shpreh ai pas ndeshjes.

Shpërndaje në: