ASK: Deficit tregtar prej 21,5 për qind në muajin maj 2025, krahasuar me maj 2024
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për tregtinë e jashtme të mallrave në Kosovë për muajin maj 2025.
Sipas njoftimi thuhet se të dhënat nga tregtia e jashtme e mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar prej 21,5 për qind në muajin maj 2025, në raport me periudhën e njëjtët të vitit 2024, gjegjësisht në vlerë prej 523,4 milion euro, krahasuar me deficitin prej 430,6 milion euro në vitin 2024.
“Eksporti i mallrave në muajin maj 2025 kishte vlerën 81,4 milion Euro, ndërsa importi 604,7 milion Euro, që është një rënie prej (-0,5 për qind) për eksport, si dhe një rritje prej 17,1 për qind për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2024″, thuhet në njoftimin e ASK-së.

“Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit 24,4 për qind e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 14,7 për qind e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 13,1 për qind e përbëjnë ushqimet e përgatitura; 9,9 për qind e përbëjnë artikujt e ndryshëm të prodhuar; pijet dhe duhani; 8,2 për qind e përbëjnë tekstili dhe artikujt nga tekstili, etj”.

Ndërsa sipas të dhënave të grupeve kryesore të importit siç thuhet në njoftim 13,0 për qind e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 12,6 për qind e përbëjnë mjetet e transportit; 12,3 për qind e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 11,0 për qind e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 9,9% e përbëjnë produktet minerale; etj.

Ndërkaq, eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 29,0 milion Euro, ose rreth 35,6 për qind e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 2,3 për qind.“Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE ishin: Gjermania (12,5 për qind), Italia (3,5 për qind), Holanda (3,1 për qind), etj.
E, sa i përket importit të Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 265,1 milion Euro, ose 43,8 për qind e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 13,0 për qind.
“Importet me pjesëmarrje me të lartë ishin nga: Gjermania (14,6 për qind), Italia (5,1 për qind), Polonia (5,1 për qind), etj.
Po ashtu ASK ka njoftuar se eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s arritën në 34,5 milion Euro, ose 42,5 për qind të eksporteve të përgjithshme, me një rënie prej (-13,0 për qind).
“Importet nga vendet e CEFTA-s arritën në 69,6 milion Euro, ose 11,5 për qind të importeve të përgjithshme, me një rritje prej 3,3 për qind. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Maqedonia e Veriut (3,7%), Serbia (3,4 për qind), Shqipëria (3,3 për qind)”.
Ndërsa, eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 17,9 milion Euro, ose 21,9 për qind.
“Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport ishin: Zvicra (11,3 për qind) dhe Turqia (4,1 për qind). Importet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 270,0 milion Euro, ose 44,6 për qind. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Turqia (14,4 për qind) dhe Kina (12,1 për qind)., shkruan Telegrafi, përcjell Periskopi



