‘Askush nuk mund ta shkatërronte Liverpolin në Anfield si Hazardi’

‘Askush nuk mund ta shkatërronte Liverpolin në Anfield si Hazardi’

A ka ndonjë futbollist më të mirë në planet aktualisht se Mohamed Salah?

Egjiptiani ka nëntë gola në nëntë paraqitje në të gjitha garat për Liverpoolin këtë fushatë, me golin e fundit që erdhi kundër Manchester Cityt në fundjavë, transmeton Periskopi.

Ishte poashtu një prej golave më të mirë në histori të Premier Leagues.

Ylli i ‘Të Kuqve’ mori topin në krahun e djathtë, kërceu prapa disa lojtarëve të Cityt falë lëvizjeve brilante më këmbë dhe pastaj mposhti Edersonin në një kënd të ngushtë.

Goli i Salahut ishte qartazi vepër arti dhe me shumë gjasë nuk do të shohim më të mirë këtë fushatë.

Një njeri i cili është duke bërë bujë nëpër rrjetet sociale pas golit të Salahut është Eden Hazard.

Shumë fansa të futbollit kanë nisur debatin nëse ylli i Liverpoolit është tash lojtar më i mirë në Premier League se belgu dhe kjo, jo befasisht, nuk po pritet mirë nga fansat e ‘Të Kaltërve’.

Një llogari në Twitter ka postuar pamje të dy golave ikonikë solo të Hazardit në ‘Anfield’ me titullin: ”Askush nuk mund ta shkatërrojë Liverpoolin në ‘Anfield’ si Hazardi.” /Periskopi.com/

Shpërndaje në: