Asllani në garë për mesfushoren më të mirë

Asllani në garë për mesfushoren më të mirë

Federata Suedeze e Futbollit ka bërë publike listën e të nominuarëve për çmimet vjetore të futbollit për vitin 2025, duke vënë në fokus lojtarët që kanë shfaqur paraqitjet më të mira në arenën vendore dhe ndërkombëtare.

Mes emrave të përzgjedhur është edhe Kosovare Asllani, e cila është nominuar në kategorinë e mesfushores më të mirë. Fituesit e çmimeve pritet të shpallen më vonë gjatë këtij muaji, sipas njoftimit të federatës.

Asllani, e cila mban shiritin e kapitenes së kombëtares së Suedisë, konsiderohet si njëra ndër figurat kyçe të ekipit kombëtar.

Ajo luan një rol të rëndësishëm edhe në skuadrën angleze London City Lionesses, ku paraqitjet e saj kanë qenë thelbësore gjatë sezonit të fundit./Periskopi/

Shpërndaje në: