Asnjë zyrtar i VV-së nuk e pëlqen pakënaqësinë e Haki Abazit, por dy katunde i japin mbështetje

Asnjë zyrtar i VV-së nuk e pëlqen pakënaqësinë e Haki Abazit, por dy katunde i japin mbështetje

Ish zv.kryeministri i Republikës së Kosovës në Qeverinë Kurti II, Haki Abazi, që kryen funksionin e kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme si deputet, ka shprehur mbrëmë disa pakënaqësi pas mos-pjesëmarrjes në një seancë të Kuvendit të Kosovës gjatë ditës së djeshme.

Ai u shpreh se kishte “një sërë faktorësh” që e kanë shtyrë të mos merrte pjesë në seancën e djeshme, e cila ishte mungesa e parë e Abazit në Kuvendin e Kosovës.

Abazi ka pretenduar se të gjitha i ka transmetuar te lidershipi [lexo Albin Kurti] duke shtuar se pret “që të adresohen me kujdes dhe në kohë”, përcjell Periskopi.

Por, kush nga zyrtarët e Lartë të partisë së Albin Kurtit e ka bërë ‘like’ atë që ka shkruar deputet Hakiu?

Askush.

Deri në orën 11:01 të mëngjesit të 24 nëntorit [sot], Abazi ka marrë 348 pëlqime, 14 emoji “haha”, 8 emoji “të zemëruar”, pesë emoji “të tronditur” dhe dy emoji “duke qarë”.

Në fakt, në listën e pëlqimeve për Abazin janë dy katunde, njëri që quhet “Rrezartë” e që mund të jetë shqipërimi i ndonjë toponimi serb, dhe një tjetër që quhet “Peqan”.

Nuk dihet nëse të gjithë banorët e këtyre katundeve janë në anën e z. Haki Abazi në këtë rast. /Periskopi

Shpërndaje në: