Astronomët gjejnë një ‘objekt misterioz’ në hapësirë

Astronomët gjejnë një ‘objekt misterioz’ në hapësirë

Shkencëtarët kanë parë një “objekt misterioz” në hapësirë që mund të zgjidh enigmën rreth vrimave të zeza.

Objekti shtrihet në një “hendek masiv” – një klasë objektesh që hulumtuesit kanë gjetur e që duket se mungon nga kërkimet që kanë bërë në univers.

Hulumtuesit nuk kanë mundur të dinin nëse yjet që shuhen lënë diçka mbrapa që qëndron në atë hapësirë misterioze, dhe se për çfarë arsyesh është e vështirë të gjendet ndonjë objekt brenda saj.

“Kemi pritur me dekada për të zgjidhur këtë mister,” tha Vicky Kalogera, profesoreshë në Universitetin Veriperëndimor. “Nuk e dimë nëse ky objekt është më i rëndi i njohur si yll neutron, apo vrima e zezë më e ndritur që është gjetur ndonjëherë, por sidoqoftë thyen një rekord.”

Ai u detektua pasi hulumtuesit morën një sinjal “tepër të pazakontë” duke përdorur observatorët Virgo dhe Ligo.

“Kjo do ta ndërrojë mënyrën se si shkencëtarët flasin për yjet neutrone dhe për vrimat e zeza,” tha bashkë-autori Patrick Brady, profesor në Universitetin e Wisconsinit në Milwaukee.

“Hendeku i madh mund të mos ekzistojë fare por mund të ketë qenë shkaku i kufizimeve të aftësive observuese. Koha dhe më shumë observime do ta thonë të vërtetën.” /Periskopi

Shpërndaje në: