Atifete Jahjaga ia siguroi Kosovës pajisjen mjekësore 1.5 milionëshe, presidentja Osmani as që e përmend në postimin e saj

Atifete Jahjaga ia siguroi Kosovës pajisjen mjekësore 1.5 milionëshe, presidentja Osmani as që e përmend në postimin e saj

Ish-presidentja e Kosovës, Atifeta Jahjaga, ia ka siguruar QKUK-së një pajisje mjekësore që kap vlerën e 1.5 milion eurove. Një gjë të tillë Jahjaga e ka arritur përmes bashkëpunimit që fondacioni i saj “Jahjaga Foundation” ka bërë me Fondacionin Filantropik nga Arabia Saudite “Alwaleed”.

Në inaugurim mori pjesë edhe presidentja Vjosa Osmani, por kjo e fundit nuk e përmendi fare se kjo pajisje erdhi në Kosovë falë kontributit të ish- presidentes Jahjaga.

Kjo të paktën nuk shihet në postimin e Osmanit në Facebook.

“SPECT/CT/PET, pajisja mjekësore më e fundit tashmë është pjesë e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, falë mbështetjes së Alwaleed Philanthropies Global nga Arabia Saudite. Qytetarët tanë tanimë do të mund të marrin kujdesin që u nevojitet pikërisht këtu në shtëpi, të rrethuar nga familja dhe të afërmit e tyre. Thellësisht mirënjohës Lartësisë së Tij Mbretërore Princit Alwaleed bin Talal Al Saud dhe Lartësisë së Saj Mbretërore Princeshës Lamia bint Majed Al Saud, udhëheqja vizionare e së cilëve ka transformuar jetë të panumërta në mbarë botën, përfshirë tani edhe në Kosovë”, ka shkruar Osmani në Facebook.

 

Shpërndaje në: