Australia dhe Katari refuzojnë të marrin pjesë në “Copa America 2021”

Australia dhe Katari refuzojnë të marrin pjesë në “Copa America 2021”

Australia dhe Katari, të ftuar nga CONMEBOL-i për të marrë pjesë në “Copa America 2021”, nuk do të jenë mes garuesve në këtë turne.

Për këto dy vende është shumë e rrezikshme të fluturojnë në Amerikën e Jugut.

Copa America ishte planifikuar të zhvillohej vitin e kaluar, por u shty për shkak të pandemisë së coronavirusit, megjithatë është planifikuar që të organizohet me praninë e tifozëve.

Gonzalo Belloso, sekretari i përgjithshëm i CONMEBOL-it (Konfederata e Amerikës së Jugut) theksoi se dy përfaqësueset që do të merrnin pjesë me ftesë në këtë turne, nuk do të udhëtojnë për në Kolumbi dhe Argjentinë (vendet organizatore).

 

Vështirë që Katari dhe Australia të zëvendësohen me ekipe të tjera, madje edhe sekretari i përgjithshëm nuk e përmendi si mundësi.

Njëra skuadër ishte përfshirë në Grupin A, tjetra në Grupin B. Duke pasur parasysh problemet në lidhje me coronavirusin, ka shumë të ngjarë që turneu të zhvillohet me 10 dhe jo me 12 skuadra.

 

Copa America u luajt për herë të fundit në vitin 2019 dhe u fitua nga Brazili, i cili mundi Perunë në finalen e madhe.

Në dy edicionet e mëparshme triumfoi Kili, duke mposhtur Argjentinën e Leo Messit.

Për Messin, Copa America e vitit 2021 mund të jetë mundësia e fundit për ta fituar këtë trofe, duke qenë se edicioni tjetër do të mbahet në vitin 2024

Shpërndaje në: