Austria miraton masa të reja antiCOVID: Bllokimi 20-ditorë hyn në fuqi në mesnatë

Austria miraton masa të reja antiCOVID: Bllokimi 20-ditorë hyn në fuqi në mesnatë

Parlamenti austriak miratoi sonte vendimin për bllokimin, i cili do të hyjë në fuqi në të gjithë Austrinë nga mesnata.

Partia Popullore e Austrisë (OVP) dhe të Gjelbërit, që përbëjnë qeverinë, dhe Partia Social Demokratike (SPO) votuan në favor të bllokimit.

Partia Neos kritikoi bllokimin menjëherë pas shpalljes së tij, duke besuar se qeveria veproi shumë vonë.

Partia e Lirisë (FPO) hedh poshtë të gjitha masat kundër koronavirusit, të cilat i konfirmoi gjatë protestave të së shtunës, për të cilat u bëri thirrje qytetarëve.

Nga mesnata, në bazë të këtij vendimi do të vendoset një kufizim gjithëditor i lirisë së lëvizjes për të gjithë qytetarët.

Qeveria ka njoftuar se bllokimi do të zgjasë deri më 12 dhjetor, dhe duke qenë se një kufizim i tillë i lëvizjes së lirë mund të vendoset në maksimum 10 ditë, duhet një vendim për zgjatjen e mëvonshme.

Nga mesnata, qytetarët mund të dalin nga shtëpia vetëm nëse duhet të shkojnë në punë apo shkollë, apo për të blerë gjërat e nevojshme për jetën, por edhe për shërim mendor dhe fizik.

Të gjitha dyqanet, përveç dyqaneve ushqimore, barnatoreve dhe farmacive, do të mbyllen, duke përfshirë restorantet, hotelet dhe objektet kulturore dhe argëtuese.

Në të gjitha ambientet publike të mbyllura është futur detyrimi për të mbajtur maskën FFP2, i cili vlen edhe në vendin e punës, ku ende zbatohet i ashtuquajturi rregulli 3G, pra që në punë mund të vijnë vetëm punonjësit e vaksinuar, të kuruar apo të testuar negativisht.

Shpërndaje në: