Avancojnë punimet për ndërtimin e xhamisë në Tiranë, më e madhja në Ballkan

Avancojnë punimet për ndërtimin e xhamisë në Tiranë, më e madhja në Ballkan

 

Punimet për ndërtimin e Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë e cila kur të përfundojë do të jetë më e madhja jo vetëm në kryeqytetin e Shqipërisë por në të gjithë Ballkanin, po ecin me ritme të shpejta. Në një deklaratë për Anadolu Agency (AA) inxhinieri dhe njëkohësisht drejtuesi i punimeve në ndërtimin e kësaj vepre madhore, Hüseyin Şentürk, u shpreh se punimet kanë avancuar dhe se janë duke punuar në përputhje me programin e tyre.

Duke vënë në dukje se deri më tani kanë punuar në katet e poshtme të xhamisë të cilat do të funksionojnë si parking dhe mjedise të tjera si sallë konferencash, zyra, etj, Hüseyn thekson se: “Tashmë jemi duke punuar me kolonat ku më pas do të vazhdojmë me qemeret dhe për të ardhur më pas me hedhjen e betonit të kubesë. Sipas programit tonë deri në qershor duhet të kemi hedhur betonin e kubeve. Me energjinë dhe formën që kemi sot mendoj që deri në atë datë do të arrijmë ta përfundojmë. Normalisht koha me shi na pengon pak për të punuar, por këtë kohë e zëvendësojmë duke punuar më shumë gjatë ditëve kur koha është me diell”.

Shpërndaje në: