Avokat Koci: Tre burra nga Policia e AKI mund t’i zbulojnë terroristat në Deçan, për 1 javë

Avokat Koci: Tre burra nga Policia e AKI mund t’i zbulojnë terroristat në Deçan, për 1 javë

Avokati Arianit Koci ka treguar se si do të mund të nxihej autori i krimit të rëndë në Gllogjan të Deçanit.

Ai thotë se për një javë do të duhej të zbulohej krejt ky akt terrorist.

Ja postimi:

Tre burra të aftë, të ndershem dhe trima të Inteligjencës së Policisë – e ka të tillë; po aq burra nga AKI – dhe duart e lira në hetim – i zbulojnë terroristat e sulmit në Deçan, shumë shpejtë.

Nëse nuk ka interferim!

Natyrisht, sonte duhet që krejt Rrafshi i Dukagjinit të futet në shtetrrethim; patrullat e policisë të dalin në rrugë, dhe të hetohet çdo hyrje/dalje në Kosovë.

Një javë. Nuk duhet më shumë për zbulim të këtij akti terrorist.
Analistat e inteligjencës, nuk guxojnë të pushojnë hiç.

Përndryshe, motivet mund të jenë shumë më pak komplekse, se që mendohet.
Në nje vend ku ka krizë të moralit, motivet e krimeve makabër, shpesh janë me “tokësore” se që mendohet.
Sidoqoftë, burgimi i përjetshëm është masa e vetme që duhet të aplikohet në këtë rast.

Shpërndaje në: