Axha i Glauk Konjufcës: Nxehu me rrymë edhe ankohu për çmim s’ka

Axha i Glauk Konjufcës: Nxehu me rrymë edhe ankohu për çmim s’ka

Rabit Konjufca, këshilltari politik i ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka folur për propozimin e ZRRE-së për shtrenjtim të rrymës për konsumatorët që shpenzojnë mbi 600 kilovatë rrymë në muaj.

Ai nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se “nxehu me rrymë edhe ankohu për çmimin nuk shkon”.

Rabit Konjufca, i cili njëherësh është edhe axha i kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, në prillin e vitit të kaluar është emëruar si këshilltar në dikasterin që e udhëheq Mehaj.

Ndërkaq, gjatë ditës së sotme, Kurti tha se Qeveria mund t’i japë vetëm komentet e saj në pyetjen pse ZRRE-ja propozoi tarifa të reja ende pa u kthyer në funksion blloku B2 në termocentralin “Kosova B”.

“Së dyti, ne përmes fuqizimit dhe pavarësimit të rregullatorit, duam ta ndajmë pushtetin nga shteti. Nëse Qeveria quhet pushtet, atëherë ZRRE-ja është shtet. Pra, ky është raporti mes pushtetit dhe shtetit. E tash, këtë ne e kemi bërë menjëherë deke mos lejuar anëtarë të Vetëvendosjes të bëhen pjesë e ZRRE-së. E tash nuk ka logjikë të kërkohet edhe që të mos përziheni në emërimet e ZRRE-së, e në të njëjtën kohë që edhe unë të marrë vendime për ta. Por ajo çfarë duhet të bëjmë ne, do t’i japim komentet tona”, deklaroi shefi i Qeverisë në një konferencë para gazetarëve.

Shpërndaje në: