Babai i kryeministrit britanik merr shtetësinë franceze për të qenë në BE

Babai i kryeministrit britanik merr shtetësinë franceze për të qenë në BE

Babai i kryeministrit britanik Boris Johnson, Stanley, ka thënë se është bërë shtetas francez, duke i thënë një portali të lajmeve në Belgjikë se donte të mbante lidhje me Bashkimin Evropian pas Brexit, shkruan BBC të premten.

Stanley Johnson, nëna e të cilit ishte franceze, i tha BFMTV-së se marrja e shtetësisë ishte diçka e çmuar dhe e lejoi atë të kërkonte një pjesë të identitetit të vet.

“Unë e konsideroj veten edhe një herë si një anëtar i BE-së – kjo është shumë mirë”, shtoi ai.

Ndryshe nga djali i tij, i cili udhëhoqi fushatën e Britanisë për t’u larguar nga BE-ja, Stanley votoi për të mbetur në BE në referendumin e Brexit të 2016-s.

Megjithatë, më vonë ai ndryshoi mendje.

Zyra e Johnsonit ka thënë se vendimi i tij për të pranuar shtetësinë franceze ishte çështje personale e babait të kryeministrit.

Shpërndaje në: