Babai i Lamine Yamal me kërkesa të veçanta ndaj Barcelonës, duan avionë privatë

Babai i Lamine Yamal me kërkesa të veçanta ndaj Barcelonës, duan avionë privatë

Sipas raportimeve të fundit nga mediat spanjolle, babai i Lamine Yamal ka paraqitur kërkesa të veccanta ndaj drejtuesve të Barcelonës.

Gazetari Romain Molina ka zbuluar se ai ka vizituar zyrat e klubit për të shprehur pakënaqësinë, duke pretenduar se djali i tij nuk mori mbështetjen e duhur në garën për Topin e Artë, ndryshe nga Raphinha.

Pas kësaj, strategjia e komunikimit të klubit thuhet se ka ndryshuar, duke u përqendruar më shumë te Yamal. Kjo ka shkaktuar reagime në dhomat e zhveshjes, ku disa lojtarë janë shprehur të pakënaqur me situatën.

Barcelona ka qenë historikisht e njohur për frymën e saj kolektive, por në këtë rast duket se drejtuesit kanë bërë lëshime për familjen e 18-vjeçarit. Yamal konsiderohet tashmë si një figurë e paprekshme në klub. Sipas raportimeve, kërkesat e familjes së tij janë shtuar, përfshirë edhe privilegje të veçanta si përdorimi i avionëve privatë nga familjarët./Periskopi/

Shpërndaje në: