Bahtiri në qendrën e vaksinimit për fushatë, punëtorët shëndetësorë s’kanë ujë të pijes

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri është kujtuar që ta vizitojë qendrën e vaksinimit “Rexhep Mitrovica”, pak para zgjedhjeve lokale.

Bahtiri tha se gjatë vizitës në qendrën e vaksinimit, pa nga afër punën dhe sakrificën që po bëjnë punëtorët shëndetësorë për të cilët nuk ka siguruar as ujë të pijes.

Disa punëtorë shëndetësorë nga kjo qendër kanë adresuar shqetësimin e tyre në mediat lokale ku thanë se komuna nuk ua ka siguruar as edhe një gotë ujë të pijes, ndërsa për ushqim as nuk bëhet fjalë.

Të njëjtit shtuan se kanë probleme edhe me paga.

“Pershendetje Jepi Ze punojme ne Qendren e Vaksinimit ne Mitrovice nga 1000 vaksina ne ditje i jepim edhe askush nga Bizneset e mitrovices e as Komuna Ni gote uje nuk na ofrojne e ushqim hiq se hiq nuk po flas per veti po per te gjithe aty ekipen qe jemi duke marre parasysh edhe kushtet e disave dhe pagat nuk jau qet. Ndihmonani ne kete drejtim u jemi mirenjohes”, ka shkruar një mjek në “Jepi zë”

Shpërndaje në: