Bahtiri nuk flet asgjë për programin: Jam kërcënuar nga disa sepse ia kam hequr tortën nga goja

Bahtiri nuk flet asgjë për programin: Jam kërcënuar nga disa sepse ia kam hequr tortën nga goja

Kryetari dhe kandidati për kryetar të Mitrovicës Agim Bahtiri, ka harruar  programin për qeverisjen e tij në shtëpi, përcjell Periskopi.

I pyetur nga analistët në studio se cili është programi, Bahtiri fillon e tregon se ndryshimin në Mitrovicë e vëren në buzëqeshjen e qytetarëve të kësaj komune e përfundon duke treguar se si u kërcënua nga disa persona të panjohur ku siç thotë ai vetëm se “ja kam hekur tortën prej goje:

“Nashta për juve në Prishtinë edhe në vendet e tjera nuk është e njohur për gjendjen që ka qenë në Mitrovicë. Qytetarët në Mitrovicë e dinë më së miri. Unë ju thashë më parë, shteti s’ka funksionuar më parë. Po dmth u kanë shtet i kapur, dhe ata kanë pasur një interes. Disa herë më janë bërë kërcënime. Më bajshin kërcënime në Facebook. Hetuesia , policia janë në ndjekje. Për arsye se ja kam hequr tortën prej goje. A e din që Policia um kanë ardh me automat. Kjo u bë në vitin 2014 por nuk u zbulua asgjë“

Shpërndaje në: