Bajqinovci i VV-së pasi përfundoi sesioni pranveror i Kuvendit: Rekord pozitiv i ligjeve të miratuara

Bajqinovci i VV-së pasi përfundoi sesioni pranveror i Kuvendit: Rekord pozitiv i ligjeve të miratuara

Përfundon sesioni pranveror i Kuvendit, Bajqinovci: Rekord pozitiv i ligjeve të miratuara

Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, ka thënë se në këtë sesion janë miratuar 105 ligje, nga të cilat 18 kanë qenë marrëveshje ndërkombëtare.

Ai ka thënë se ky është një rekord pozitiv përsa i përket efikasitetit të kësaj legjislature, që i ka tejkaluar për nga numri i ligjeve të miratuara legjislaturen e viteve 2017-2019.

Postimi i tij i plotë:

Të nderuar qytetarë,

Sot e përfunduam sesionin pranveror të punës së Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Plot 105 ligje i kemi miratuar brenda kësaj kohe (17.01-04.08.2022) nga të cilat 18 kanë qenë marrëveshje ndërkombëtare.

Ky është një rekord pozitiv përsa i përket efikasitetit të kësaj legjislature, që i ka tejkaluar për nga numri i ligjeve të miratuara legjislaturen e viteve 2017-2019.

Ky është një sukses i yni i përbashkët që e kemi arritur duke qenë në nivel të detyrës dhe kështu me përgjegjësi do të vazhdojmë gjatë tërë mandatit.

Ju faleminderit e na presin edhe shumë punë të mira përpara!

Shpërndaje në: