Bajqinovci thotë se me VV’në në pushtet, Radoiçiqi mund të japë mesazhe veç maleve: Le të del në qytet

Periskopi.com Lajme

Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje(LVV) Mefail Bajqinovci, ka folur lidhur  me videon e postuar nga nënkryetari i Listës Serbe Milan Radojçiqi, ka thënë se ai tani pas ardhjes së LVV-së në pushtet ai nuk mund t’i japë ato deklarata nga qendrat e qyteteve të Prishtinës e Mitrovicës, siç i kishte bërë gjatë qeverive të kaluara, por me Qeverinë Kurti 2, Radojçiq këto deklarata kërcënues i jep nga malet e jo nga qendrat e qyteteve, sipas Bajqinovcit.

Bajqinovci e ka sfiduar Milan Radojçiqin, ku ka thënë “ sot ai po shkon në kala dhe po banë video-incizimi por le të del ai në Mitrovicën e Veriut në qytet”.

Tutje, ai ka folur se si qeveria Kurti 2, e ka integruar pjesë Verioret të Republikës së Kosovës.

“E kemi bërë reciprocitetin për tabelat, dhe për letërnjoftimi, e për rrymë dhe jemi duke shkuar hapë pas hapi që ata qytetarë tani janë integruar” ka deklaruar ai, në emisionin ‘FIVE’ në RTV Dukagjini.

Sipas tij, në Veri të Kosovës, në të kaluarën nuk kanë pasur guximi që të shkohet në këmbë, por tani mund të dilet dhe duke ecur.

“Plus kemi hapur stacione të reja policore, kemi njësinë special në çdo kënd”, ka theksuar Bajqinovci.