Bajrami i reagon Kurtit: Demokracia nuk funksionon me pazare të fshehta, por me respekt të Kushtetutës

Bajrami i reagon Kurtit: Demokracia nuk funksionon me pazare të fshehta, por me respekt të Kushtetutës

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami e cila ishte pjesë e takimit të sotëm të thirrur nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për gjetjen e zgjidhjes për të dalur nga kriza institucionale, ka dhënë detaje nga takimi i mbyllur për media, raporton Periskopi.

Bajrami, u shpreh se propozimet e Kurtit nuk ishin kompromise, por ”shkelje flagrante e rendit kushtetues”.

“Demokracia nuk funksionon me pazare të fshehta, por me respekt të plotë të Kushtetutës. Kuvendi konstituohet me marrëveshje politike ose me një figurë koncensuale që do të duhej të ishte kompromisi i LLV-së”, ka shkruar Bajrami.

Postimi i plotë:

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, në tri orë diskutime, ”kompromisi” i vetëm i Albin Kurtit ishte:

“Propozoni anëtarët në Komisionin për votim të fshehtë, që më pas t’i rrëzojmë me votë” dhe

“Shkojmë me votim të hapur nëse ju ma votoni Albulenën”

Ky nuk është kompromis, është shkelje flagrante e rendit kushtetues. Demokracia nuk funksionon me pazare të fshehta, por me respekt të plotë të Kushtetutës. Kuvendi konstituohet me marrëveshje politike ose me një figurë koncensuale që do të duhej të ishte kompromisi i LLV-së.

Kuvendi mbetet në krizë, partitë s’arriën të gjejnë kompromis

Shpërndaje në: