Bajrami i reagon ZRrE-së: Nuk ka asnjë dyshim se jeni vënë në shërbim të qeverisë dhe mafisë energjetike

Bajrami i reagon ZRrE-së: Nuk ka asnjë dyshim se jeni vënë në shërbim të qeverisë dhe mafisë energjetike

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami ka akuzuar Zyrën e Rregullatorit të energjisë së janë vënë në shërbim të qeverisë dhe mafisë energjetike.

Bajrami përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se nuk është në pyetje zbatimi i ligjit, por mungesa e subvencionit prej 50 milionë euro nga qeveria.

“Nuk ka asnjë dyshim se jeni vënë në shërbim të qeverisë dhe mafisë energjetike. Ju si bord i ZRRE-së, po me këtë përbërje që keni, në nëntor të vitit 2024 keni miratuar dokumentin i cili thotë se “Për periudhën e shqyrtimit, bazuar në treguesit e analizuar, tregu i energjisë elektrike me shumicë dhe pakicë shfaq mungesë konkurrence dhe përqendrim të lartë.”. A mund ta mohojë ZRRE-ja një gjë të tillë?”

“Për më tepër, në takimin e datës 12 maj të këtij viti në zyrën tuaj, ku unë isha bashkë me Visar Azemin, ju e keni thënë, po parafrazoj: “e vetmja mundësi për t’i mbajtur bizneset në shërbimin universal të furnizimit të energjisë ka qenë nëse Qeveria do t’i ndante 50 milionë euro subvencion”. Ka dëshmitarë që e keni thënë këtë në takim me mua, e keni thënë edhe në takim me shoqatat e biznesit, e ka shumë mundësi ta keni thënë edhe publikisht”, ka shkruar ajo./Periskopi

Postimi i plotë:

 

Shkyçja e rrymës për bizneset, ZRrE e prerë: E kemi obligim t’ua ndalim rrymën, veç 8% kanë mbetur pa furnizues

Shpërndaje në: