Bajrami: Jeni ardhë në pushtet tu premtu lirime dhe sot atë që po e përjetojnë qytetarët janë shtrenjtimet

Periskopi.com Lajme

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, në foltoren e Kuvendit të Kosovës ia ka përmendur kryeministrit Kurti dhe kabinetit të tij qeveritar premtimet e tyre para marrjes së pushtetit ku sipas saj të gjitha kanë rezultuar në të kundërtën.

Bajrami drejtuar Qeverisë ka thënë se janë ardhur në pushtet duke premtuar lirime dhe sot atë që po e përjetojnë qytetarët e Kosovës janë shtrenjtimet, përcjell Periskopi.

Sot i keni të gjitha institucionet, nuk duhet të na mbani përgjegjës këtu në bankat e deputetëve. E keni krejt drejtësinë në dorë. Urdhëroni krejt keqbërësit lidhini një e nga një. Mirëpo mos manipuloni. Jeni ardhur në pushtet tu premtu lirime dhe sot atë që po e përjetojnë qytetarët e Kosovës janë shtrenjtimet. Rritja e pashembullt ekonomike atyre po iu reflektohet në ngritje të çmimeve”, u shpreh Bajrami./Periskopi.com/