Bajrami: LDK do të ngrehë kallëzim penal ndaj anëtarëve të Qeverisë

Bajrami: LDK do të ngrehë kallëzim penal ndaj anëtarëve të Qeverisë

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami ka deklaruar se partia e saj do të bëjë kallëzim penal ndaj anëtarëve të Qeverisë, që janë zgjedhur deputetë dhe të cilët bënë sot betimin, për ushtrim të funksioneve ekzekutive, transmeton Periskopi.

Ajo tha se neni 70 i Kushtetutës thotë “qartë se mandati i deputetit nis me datën e certifikimit të rezultateve”.

Sa i përket kryeparlamentarit, Bajrami tha se LDK nuk ka asnjë kandidat të pranueshëm për këtë post nga LVV-ja.

Shpërndaje në: