Bajrami: Nuk jam më nënkryetare e LDK-së, kam dhënë dorëheqje
Hymete Bajrami ka bërë të ditur se ka dhënë dorëheqje nga pozita e nënkryetares në LDK.
Bajrami në një deklaratë për Reporteri.net pas përfundimit të Kuvendit të LDK-së, ku Lumir Abdixhiku u konfirmua kryetar i partisë, tha se e respekton këtë vendim të delegatëve.
“Respektojmë vendimin e Kuvendit. Jo nuk jam më nënkryetare, kam dhënë dorëheqje”, tha ajo. /Periskopi/



