Bajrami: Nuk mund të jeni njëkohësisht ministra dhe deputetë, Ligji dhe Kushtetuta e ndalon
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka dhënë disa sqarime për deputët e Lëvizjes Vetëvendosje të cilët janë duke i mbajtur njëkohësisht dy pozita të deputetit edhe atë të ministrit në detyrë.
Bajrmami përmes një postimi në rrjetin socialn Facebook ka thënë se lënda në Gjykatë Kushtetuese mund të dërgojnë vetëm deputetët që kanë fituar mandatin, që janë certifikuar, që janë betuar dhe që VOTOJNË në Parlamentin e Kosovës.
“E thjeshtë, nëse nuk je deputet nuk mund votosh në Parlament.Ligji dhe Kushtetuta e kanë kufizuar ndërsa Gjykata Supreme e ka sqaruar përfundimisht se deputeti nuk mund të jetë në dy funksione.
E dyta, Kushtetuta në nenin 70 e thotë se mandati i deputetit fillon në ditën kur certifikohen zgjedhjet. S’je deputet nëse s’ke bërë betim, s’mund të jesh deputet nëse je i emëruar anëtar i Qeverisë.
E treta, Neni 26 i Ligjit për Qeverinë e thotë qartë se “Në rast se anëtari i Qeverisë në detyrë zgjidhet deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, i njëjti duhet të jap dorëheqje nga posti i anëtarit të Qeverisë para ditës së certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve”.E katërta dhe po aq e rëndësishme: Qeveria në dorëheqje NUK lejohet të miratojë as STRATEGJI dhe madje as KONCEPT DOKUMENT”, ka shkruar ajo.
Postimi i plotë:
Kujtojmë,Mbi 60 vendime të qeverisë në detyrë të Kosovës dyshohet se janë të kundërligjshme dhe anti-kushtetuese.Ato janë miratuar pas datës 27 mars kur kryeministri Albin Kurti dhe ministrat e kabintetit qeveritar u certifikuan si deputetë të legjislaturës së IX.
Kurti dhe ministrat e tij shfrytëzuan mandatin kundër kushtetues si zyrtarë me post ekzekutiv derisa njëkohësisht janë të certifikuar si deputetë, tha Gjykata Supreme në një aktgjykim të publikuar më 7 korrik.
Për më shumë se tre muaj, kabineti i qeverisë në detyrë mbajti dhjetë mbledhje dhe miratoi më afër 100 vendime. Mbi 60 prej tyre janë vlerësuar si të paligjshme nga organizatat dhe anëtarë të shoqërisë civile që monitorojnë punën e ekzekutivit./Periskopi/
Mbi 60 vendime të paligjshme: Si Kurti dhe ministrat e tij e shkelën Kushtetutën?



