Balina u zëvendësua nga Sonila Meço në ‘BBV’, plas keq sherri mes të dyjave

Periskopi.com Showbiz

Balina Bodinaku, e cila së bashku me Arbër Hajdarin, është opinionistja kryesore e Big Brother, mungoi në dy speklatkle për shkak të gjendjes së saj shëndetësore.

Ajo u zëvendësua nga gazetarja Sonila Meço edhe në një prej puntatave më të tensionuara ku u fol për trekëndëshin e bujshëm të dashurisë Donald-Bora-Beatrix.

Menjëherë pas speklaklit, Balina u shpreh se nuk i pëlqeu aspak nata e djeshme dhe se produksioni dhe opinionistët e trajtuan çështjen e Donaldit si një gjyq moralist.

Por si i është përgjigjur Sonila për këtë?

E ftuar në “Wake up”, gazetarja tha se është qëllimi i saj si gazetare ka qenë gjithmonë që të nxisë debat, të hapë një diskutim, të zgjojë një këndvështrim dhe se kjo nuk është gjë e re.

“U konsiderua se ne bëmë gjyq publik. E para, nuk ka ne në atë program, mua as Arbana as produksioni nuk më instruktoi se ç’qëndrim duhet të mbaj. Edhe me Arbrin, jam takuar për herë të parë të martën, për herë të dytë të premten”, tha ajo.

E pyetur nëse ishte e paramenduar, Sonila tha:“Është krejtësisht naive, për dikë që nuk njeh Sonilën, nuk njeh televizionin”, tha ajo.

“Unë jam mendimin tim, nuk gjykoj dhe paragjykoj, se do dilja jashtë kontureve dhe imazhit tim. Unë nuk i gjykoj për sinqeritet, por për hierarkinë e vlerave që përfaqësojnë”, tha gazetarja, duke i dhënë kështu një përgjigje Balina Bodinakut.

Ajo nuk do të jetë më në karrigen e opinionistes, pasi Balina tanimë është rikthyer, krah Arbër Hajdarit.