Ballkani i Munishit i fortë për Feronikelin, Gjilani mposht Ferizajn

Ballkani i Munishit i fortë për Feronikelin, Gjilani mposht Ferizajn

Kanë përfunduar dy ndeshjet e sotme në Ipiko Superligë e Kosovës në futboll, ku u ndeshën Ballkani – Feronikeli dhe Ferizaj – Gjilani.

Ekipi i Ismet Munishit, Ballkani ka shënuar fitore të madhe përballë Feronikelit me rezultat 3:1. Blend Baftiu dy gola dhe Besnik Krasniqi një nga penalltia, shënuan për Ballkanin ndërsa për skuadrën kampione ka shënuar Haxhi Neziri.

Sfida tjetër është zhvilluar në Ferizaj, ku Gjilani pas humbjes në start të pësuar nga Trepça’89, ka fituar në Ferizaj duke e mposhtur me rezultat 3:0. Januzi dhe Busic dy gola ishin realizator për Gjilanin e Gentjan Mezanit.

Dje është zhvilluar ndeshja Drenica – Ballkani 3:0, ndërsa nesër luajnë Drita – Flamurtari dhe Vushtrria – Trepça’89 që nisin nga ora 17:00. Prishtina – Dukagjini është shtyrë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: