Ballkani me përmbysje sensacionale mposht Drenicën, paqe në ndeshjen Malisheva-Gjilani

Ballkani me përmbysje sensacionale mposht Drenicën, paqe në ndeshjen Malisheva-Gjilani

Kanë përfunduar dy ndeshjet e parapara në program për ditën e sotme, në kuadër të xhiros së tetë në Superligën e Kosovës në futboll.

Ballkani ka mposhtur me përmbysje sensacionale Drenicën, teksa triumfoi 3-2, pavarësisht se po humbte 2-0 pas 55 minutave.

Golat nga Thaqi 61′, 83′ dhe Hoxha 71′ ia siguruan tri pikë të arta nikoqirëve, ndërsa për mysafirët i shënoi të dy golat Uka në miunutat 25′ dhe 55′ (penallti).

Në përballjen tjetër, Malisheva barazoi 1-1 me Gjilanin. Fillimisht malishevasit kaluan në epërsi në minutën e 68-të, përmes Marc-Oliver, para se Porgni të barazonte në minutën e 74-t nga penalltia.

Pas këtyre dy ndeshjeve të luajtura, Ballkani tash kryeson në tabelën e Superligës me 16 pikë, dy më shumë se Drenica në të dytin, teksa Gjilani dhe Malisheva zënë pozitat tre respektivisht katër. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: