Balotelli humb ‘toruan’, vozit mbi 200 km/h Ferrarin e tij (Foto)
Sulmuesi italian i Nice, Mario Balotelli është kapur duke ngarë rreth 210 km/h Ferrarin e tij, derisa po bënte gara me një mik të tij i cili po voziste Lamborghini.
Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Vicenzas në Itali, ka thënë një zyrtar lokal policor, transmeton Periskopi.
Policia ka konfirmuar se ylli është kapur dhe dënuar, së bashku me vozitësin e Lamborghinit.
Balotelli u lejua të vozisë tutje, pasi pagoi dënimin. /Periskopi







