Banane-Republikë: Çfarë fushate zgjedhore ka nisur presidentja Vjosa Osmani-Sadriu?

Banane-Republikë: Çfarë fushate zgjedhore ka nisur presidentja Vjosa Osmani-Sadriu?

Pozita e presidentes së vendit, ia pamundëson Vjosa Osmani Sadriut që të bëhet pjesë e garës së brendshme politike në zgjedhje lokale e qendrore. Por, së fundi, babai i Dua Lipajt, Dukagjini, ka bërë një postim që ndjell shqetësim të madhe në vend.

Ai ka shkruar që është krenar të jetë pjesë e fushatës zgjedhore të Vjosa Osmani Sadriut, presidentes së vendit.

Osmani nuk është madje as pjesë zyrtare e Listës Vjosa që udhëhiqet nga Donika Gërvalla e Haxhi Avdyli, shkruan Periskopi.

Por, për çfarë fushate bëhet fjalë?

Para dy ore, Dukagjini ka shkruar për vizitën e veçantë që ka pasur.

“Krenar të jem pjesë e ekipit tënd të fushatave zgjedhore,” – ka thënë ai, duke

i bërë tag agjencisë së marketingut që është marrë me presidenten.

Presidentja Osmani bën shkelje flagrante të Kushtetutës së vendit nëse merr pjesë në mënyrë direkte apo indirekte në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Shpërndaje në: