Banorët e Cyrihut do të përfitojnë nga ulja e taksave

Banorët e Cyrihut do të përfitojnë nga ulja e taksave

Lehtësim financiar për banorët e Cyrihut nga viti 2026

Banorët e qytetit më të shtrenjtë të Zvicrës pritet të ndjejnë një lehtësim financiar në vitet e ardhshme, përcjell albinfo.ch, transmeton Periskopi.

Gjatë kësaj jave, parlamenti kantonal miratoi një ulje prej 3 përqind të normës së taksave, që përbën reduktimin më të madh të taksave në Cyrih në dy dekadat e fundit. Kjo masë do të hyjë në fuqi në vitin 2026.

Megjithëse vendimi përfaqëson një lajm pozitiv për taksapaguesit, duke u lënë atyre më shumë të ardhura në dispozicion, ai do të ketë pasoja për financat publike. Si rezultat i kësaj uljeje, kantoni pritet të përballet me një humbje të ndjeshme të të ardhurave dhe do ta nisë vitin e ri me një deficit prej rreth 314 milionë frangash./Periskopi

Shpërndaje në: