Banorët protestojnë sërish kundër shembjes së shtëpive

Banorët protestojnë sërish kundër shembjes së shtëpive

Vendimi i Qeverisë për t’i shembur disa shtëpi si pjesë e planit rregullues ka shkaktuar prej kohësh pakënaqësi e protesta. Ai u bë objekt debatesh të forta në parlament mes kryeministrit Rama dhe kryetarit të PBDNJ, Vangjel Dule.

Rama tha se të tilla ndërtesa janë shembur në të gjithë vendin dhe Himara nuk bën përjashtim. Por Dule i kërkoi që përpara se të prishte shtëpitë e banorëve të Himarës, të shembte ato të miqve të tij të ndërtuara pa leje dhe jashtë çdo rregulli, shkruan Lapsi.al.

Për Himarën ka reaguar edhe Athina, çka ka bërë që tensionet mes dy vendeve të rriten. Tensionin e rriti një postim i kryeministrit Rama të Akropolit, me një shënim që dikur në Athinë ishte folur shqip dhe që Akropoli ishte shpëtuar nga shqiptari Gjergj Dushmani.

Shpërndaje në: