Barcelona cakton shifrën që do të ofrojë për Verrattin

Barcelona cakton shifrën që do të ofrojë për Verrattin

Barcelona do të nisë përsëri me zell këtë javë ofensivën për synimin e tyre primar të transferimeve, Marco Verratti, pasi tani ka filluar viti i ri financiar për Blaugranët nga 1 korriku.

Klubi katalanas nuk ka qenë në gjendje të shpenzojë më shumë para për shkak të kufizimeve buxhetore për 2016-17, duke vazhduar deri në fund të qershorit, por tani janë gati të fillojnë të ofrojnë ofertën e kënaqshme për italianin.

Është raportuar më parë këtë javë nga gazeta sportive me bazë në Barcelonë, El Mundo Deportivo, se shefi i klubit Josep Maria Bartomeu do të marrë personalisht negociatat për mesfushorin dhe ato duhet të fillojnë këtë javë.

Megjithatë, Barca beson se do ta transferoj Verrattin me një çmim pak më të arsyeshëm se kërkesa e Paris Saint-Germain për shërbimet e tij.

Gjiganti katalunas mendon të ofroj më së shumti 80 milionë euro dhe shpreson të mbyllë një marrëveshje për 24-vjeçarin për atë çmim.

Shpërndaje në: