Barcelona e liron yllin e skuadrës nga përgatitjet parasezonale, pranon ofertën e klubit anglez
Lucas Digne i është dhënë leja për të lënë kampin e trajnimit të Barcelonës për të përfunduar largimin e tij nga klubi
Lucas Digne iu bashkua Barcelonës në vitin 2016 pasi kaloi një sezon të madh tek Roma, transmeton Periskopi.
Mbrojtësi i majtë nuk arriti që të lë gjurmë te Barça dhe tani klubi dëshiron ta shesë atë.
Evertoni është i interesuar për shërbimet e Digne dhe ka gati ofertën prej 22 milionë euro, me transfeirmin që pritet të kompletohet shumë shpejtë.
Kështu 25 vjeçarit i është dhënë leja për t’u larguar nga përgatitjet parasezonale që po i zhvillon Barça në mënyrë që të kompletojë largimin nga ‘Camp Nou’.
Lajmin për largimin e Digne nga përgatitjet parasezonale të Barçës e ka bërë të ditur klubi katalunas me anë të një postimi në ‘Twitter’. /Periskopi/




