Barcelona i ofron pesë vite kontratë Gavit – Chelsea vazhdon interesimin në lojtarin

Barcelona i ofron pesë vite kontratë Gavit – Chelsea vazhdon interesimin në lojtarin

Chelsea do të jetë presion i vazhdueshëm për skuadrën e Barcelonës.

Gavi, një nga yjet në rritje te Barcelona, i cili me paraqitjet brilante po bën të gjithë për vete, ka tërhequr tashmë interesim nga Chelsea.

Megjithatë, Barca ka planin për lojtarin dhe pritet vetëm konfirmimi formal i këtij plani, për ‘të hequr qafe’ blutë.

Bordi i katalanëve i ka propozuar një kontratë pesë vjeçare Gavit, përcjell Periskopi. Bisedimet kanë vazhduar edhe gjatë javës së kaluar dhe finalizimi pritet së shpejti.

Gavi tashmë është zgjedhje edhe në kombëtaren e Spanjës, ku ka fituar besimin e Luis Enrique. /Periskopi/

Shpërndaje në: