Barcelona ka një plan për ta emëruar Erik Ten Hag në krye të stolit – por ky sezon duke se do të dështojë

Barcelona ka një plan për ta emëruar Erik Ten Hag në krye të stolit – por ky sezon duke se do të dështojë

Erik Ten Hag mund të jetë trajneri i Barcelonës në sezonin e ardhshëm.

Trajneri i Ajax Amsterdam, Erik Ten Hag pëlqehet shumë nga skuadra e Barcelonës tash e disa sezone.

Emri i tij ka filluar të përmendet së fundmi si një opsion për zëvendësimin e Ronald Koeman, por duket se ai nuk do të mund të afrohet këtë sezon në krye të stolit të skuadrës.

Sipas ‘Mundo Deportivo’, Barca e di se ta marrë Ten Hag nga Ajax në mes të sezonit është e vështirë, përcjell Periskopi. Kësisoj, ata do të emërojnë një trajner të përkohshëm, deri në fund të sezonit.

Thuhet se Albert Capellas mund ta drejtojë skuadrën e Barcelonës si trajner i përkohshëm, deri në fundin e sezonit, gjithnjë nëse shkarkohet Koeman.

Laporta sot ka insistuar se trajneri do ta ketë besimin e plotë për të vazhduar me skuadrën. Megjithatë, nëse ecuria e keqe vazhdon, atëherë gjasat janë të mëdha që ai të largohet gjatë javëve të ardhshme. /Periskopi/

Shpërndaje në: