Barcelona me përmbysje fiton kundër rivalëve nga Liga e Tretë në Kupë

Barcelona me përmbysje fiton kundër rivalëve nga Liga e Tretë në Kupë

Barcelona ka shënuar fitore në udhëtim te Linares në kuadër të raundit të 16-të në Kupën e Mbretit.

Katalunasit arritën të fitojnë me përmbysje në rezultat 1 – 2, për të siguruar kualifikimin në fazën tjetër, shkruan lajmi.net.

Linares kaloi fillimisht në epërsi përmes golit të Hugo Diaz që u asistua nga Carnicer (19′), rezultat me të cilin edhe përfundoi pjesa e aprë.

Në pjesën e dytë, Barcelona ishte shumë më e mirë dhe arriti të shënoi dy herë brenda gjashtë minutave për të përmbysur rezultatin.

Ishte Ousmane Dembele që me një gol të bukur barazoi shifrat (63′), derisa Jutfla pastaj pas një asistimi të Nicos vulosi fitoren (69′).

Linares në fakt gjetën edhe një herë golin, mirëpo u anulua nga VAR-i për pozitë jashtë loje.

Kësisoj, Barcelona ka siguruar kualifikimin tutje, ndërsa do e mësojë kundërshtarin pas hedhjes së shortit.

Shpërndaje në: